Mezi po e presim! ‘Sex and the City’ drejt rifillimit të xhirimeve, ja kush e interpreton ‘Samantën’

Mediale Vip

Mezi po e presim! ‘Sex and the City’ drejt rifillimit të xhirimeve, ja kush e interpreton ‘Samantën’

Më: 25 maj 2021 Në ora: 23:19
‘Sex and the City’

Seriali shumë i famshëm dhe i dashur për publikun, “Sex and the City”, po rikthehet sërish në ekran dhe jo si film por si serial, për t’ia bërë qejfin të gjithëve, i cili do të titullohet “And Just like That”dhe pritet të nisë xhirimet së shpejti.

Kastit të aktorëve tashmë të konfirmuar si Sara Jessica Parker në rolin e Carry Bradshow, Kristin Davis (Charlotte) dhe Cynthia Nixon (Miranda), ndërkohë që aktorja Kim Cattrall ka konfrimuar që nuk do të jetë pjesë e serialit, do t’i shtohet dhe aktorja Sara Ramirez, e cila do të mbulojë në një farë mënyre rolin e Samantës.

Aktorja e njohur nga seriali “Grey’s Anatomy”ku intrepreton rolin e një doktoreshe biseskuale dhe në projektin e ri do të luajë rolin e një kabarestike karizmatike e cila do të jetë e fiksuar pas Carry-it. Seriali fillimisht është planifikuar me 10 episode.

Gjatë verës priten të fillojnë xhirimet dhe produkti final do të dalë në transmetim në fundin e vitit 2021 në filllim të 2022-it. Në qendër do të jenë personazhet e njohura ndërsa vazhdojnë jetën me historitë dhe ngjarjet e tyre, por tashmë si 50 vjeçare. Producenti i serialit Michael Patrick King shprehet entuziast dhe ka pritshmëri shumë të larta për këtë produksion.

Më herët shefi i marketingut, Casey Bloys, e justifikoi mungesën e Samantha Jones me faktin se në këtë moshë nuk mund të kesh të gjithë miqtë që kishe në të 30-at.

“Seriali do të paraqesë jetën e grave në të 50-at dhe situatat me të cilat ato përballen në këtë moshë. Disa miqësi mbarojnë e të tjera fillojnë. Disa njerëz vijnë në jetën tënde dhe të tjerë largohen. Miqtë që kishe kur ishe 30 vjeç, mund të mos i kesh kur të jesh 50”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat