Agron Llakaj bëhet pjesë e botës së muzikës, bashkon forcat me këngëtarin e njohur shqiptar

Mediale Vip

Agron Llakaj bëhet pjesë e botës së muzikës, bashkon forcat me këngëtarin e njohur shqiptar

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 17:03
Agron Llakaj

Aktori i humorit, Agron Llakaj po sjell një surprizë për të gjithë fansat e tij, por kësaj here nuk ka të bëjë me botën e aktrimit.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” ai ka bërë të ditur se po vjen me një këngë në bashkëpunim me Ylli Bakën, një copëz të së cilës e ka publikuar në rrjetin social.

Kënga i është dedikuar Memaliajt, vendlindjes së tyre. Surpriza do të jetë gati për pak ditë dhe padyshim se të gjithë do të kërcejnë nën ritmet e saj.

“Me Ylli Baka…edhe pak ditë dhe “Miniera e floririt” është gati… Këngë për vendlindjen tonë Memaliaj. . Ju uroj një muaj të mbarë për të gjithë! Shëndeti mbi gjithçka!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat