Flet Bim Bimma pasi qeni i tij u përlesh me një tjetër

Mediale Vip

Flet Bim Bimma pasi qeni i tij u përlesh me një tjetër

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 15:58
Bim Bimma me qenin e tij

Në qendër të Prishtinës, sot ndodhi një përleshje mes qenve, ku qytetarët u munduan t’i ndanin.

Njëri prej qenve ishte edhe ai i Bim Bimmës, të cilin reperi po tentonte ta largonte nga qeni tjetër.

Bimma tha se nuk është asgjë serioze, vetëm se dy qentë janë kapur mes vete.

“Nuk kam çka prononcohna. Qeni është kapë me qen, qaq”, u shreh ai.

Ndërsa, i pyetur nëse është ndonjë qytetar i lënduar nga kjo përleshje, reperi deklaroi “Të lënduar s’ka, veç qeni është kapë me qen, kurgjë s’ka, veç janë vra pak”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat