Gent Fatali nis pushimet me të dashurën në Dubai

Mediale Vip

Gent Fatali nis pushimet me të dashurën në Dubai

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 08:28
Gent Fatali dhe Rozafa

Artisti shqiptar, Gent Fatali, ka nisur pushimet në një nga vendet tashmë shumë të komentuar e mjaft luksoz.

Ai përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se është në Dubai së bashku me partneren e tij, Rozafën.

Meqenëse është mjaft aktiv edhe në rrjete sociale, krijuesi i hitit “Na vjen dita” ka publikuar disa imazhe nga atje.

Çifti duket se po kalojnë një kohë të mirë së bashku, ndërsa vazhdojnë të jenë sa më privatë në raport me romancën e tyre.

Muaj më parë u përfol se dyshja janë martuar në fshehtësi, gjë që doli të jetë e pavërtetë në bazë të asaj që ka deklaruar reperi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rozafa (@rozaf.a)

Nga ana tjetër, Genti po qëndron aktiv edhe me projekte e bashkëpunime me disa prej emrave më të njohur në estradë.

Të fundit këngë të quajtur “Melodia” e solli në bashkëpunim me artistin Skerdi, verën që lamë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat