Flet Luis Fonsi: Fama e “Despacito” më ka kushtuar shumë

Mediale Vip

Flet Luis Fonsi: Fama e “Despacito” më ka kushtuar shumë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 21:40
Luis Fonsi

“Despacito” u kthye si një nga këngët më të dëgjuara në të gjithë botën që prej vitit 2017 kur u lancua për herë të parë. Ajo theu rekorde dhe u dëgjua kudo.

Mirëpo, fama e këtij hiti i ka kushtuar shumë njërit prej këngëtarëve, Luis Fonsit. Ai tregon se iu desh të ishte më shpesh në koncerte dhe turne, si pasojë humbi hapat e parë të djalit të tij.

“Rocco lindi pak muaj para publikimit të këngës. Pastaj me famën që Despacito mori unë kisha më tepër pune. Duhet të shkoja në çdo koncert. Njerëzit kërkonin që t’ua këndoja. Kështu qëndroja shumë pak në shtëpi”, u shpreh Fonsi.

Pra, kënga për të u publikua në momentin e gabuar dhe me kosto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat