Dy aktorët e serialit të famshëm përshëndetin publikun shqiptar

Mediale Vip

Dy aktorët e serialit të famshëm përshëndetin publikun shqiptar

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 06:37
Halil Ibrahim Ceyhan dhe Sila Turkoglu

Dy protagonistët e serialit turk “Amaneti”, që transmetohet në Tv Klan, kanë dërguar një përshëndetje për publikun shqiptar.

Halil Ibrahim Ceyhan dhe Sila Turkoglu kanë nisur një video përshëndetëse për të gjithë ndjekësit e serialit ku ata janë protagonistë dhe shikuesit e Tv Klan.

“Përshëndetje Shqipëri! Unë jam Halil Ibrahim Ceyhan. Jemi me ju në serialin “Amaneti” në Tv Klan. Vazhdoni të na ndiqni në televizionin nr.1 në Shqipëri, Tv Klan”.

“Përshëndetje Shqipëri! Unë jam Sila Turkoglu. Jemi me ju në televizionin më të mirë shqiptar, Tv Klan, në serialin “Amaneti”. Vazhdoni të na ndiqni! Me respekt dhe dashuri!”, ka qenë mesazhi që ata kanë përcjellë përmes një videoje të shkurtër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat