Blerimi ka nisur punën për filmin e ri

Mediale Vip

Blerimi ka nisur punën për filmin e ri

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 16:25
Blerim Destani

Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani, vazhdon të jetë shumë i angazhuar në profesionin e tij si aktor.

Blerimi ka zhvilluar një karrierë të suksesshme jashtë trojeve shqiptare, duke aktruar me emra shumë të njohur të kinematografisë.

Me anë të postimit të fundit, aktori njoftoi se po xhiron filmin “Rebel”, i cili punohet nga regjisorët Adil dhe Bilall, të cilët ishin po ashtu regjisorët e “Bad Boys for Life”.

“Po xhiroj filmin tjetër, Rebel, me Adil dhe Bilall, regjisorët e Bad Boys for Life?????? #hollywood“, shkruan ai.

Kujtojmë se Blerim Destani njihet për një numër të madh rolesh në filma të Hollywoodit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat