Këngëtari derisa ishte i shtrirë në spital: Zoti mos ia mundësoftë askujt me ardhë në spitalet tona

Mediale Vip

Këngëtari derisa ishte i shtrirë në spital: Zoti mos ia mundësoftë askujt me ardhë në spitalet tona

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 15:49
Ylber Aliu

Pas një sëmundje ka ndërruar jetë producenti dhe muzikanti Ylber Aliu.

Në moshën 33-vjeçare, ka ndërruar jetë producenti dhe muzikanti, Ylber Aliu.

Sipas raportimeve jo zyrtare, thuhet se ditë më parë Aliu i është nënshtuar një operacioni në një nga Spitalet në qytetin e Shkupit ndërsa derisa ndodhej atje, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ai ka nxjerrë pakënaqësitë lidhur me trajtimin që i është bërë në spital.

“Zoti mos ia mundësoft askujt me ardh në spitalet tona të Shtetit!!! Katastrofë e madhe”, kishte shkruar në Facebook, Ylber Aliu.

Theksojmë se Ylberi kishte kohë që po trajtohej në dializë, kjo pasi tre vite më parë u raportua se nëna e tij i kishte dhuruar veshkën, mirëpo në bazë të mospërpuethshmërisë u detyrua që nga prilli i vitit 2020 të trajtohej në spitale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat