Kim njofton mbylljen e markës së saj të bukurisë

Mediale Vip

Kim njofton mbylljen e markës së saj të bukurisë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 00:27
Kim Kardashian

Marka e famshme e bukurisë “KKW Beauty” nuk do të jetë për disa kohë në treg dhe do të vijë më pas sërish, por ndryshe. Këtë lajm e ka ndarë vetë Kim me të gjithë fansat e saj, ku ka njoftuar se kjo markë do të mbyllë faqen e internetit për të ri-nisur më vonë me një pamje krejtësisht të re.

Kjo markë ka qenë shumë e suksesshme dhe akoma vijon po njësoj. Akoma nuk janë të qarta shkaqet që e kanë sjellë Kim drejt këtij vendimi. Ylli bëri të ditur se marka do të vijëme formula të reja që janë më moderne, inovative dhe të paketuara në një pamje të re më të mirë në disa drejtime.

Nga ana tjetër, rrjeti po zien nga komentet dhe janë të shumtë ato që mendojnë se ky vendim lidhet me divorcin e Kim nga Kanye, pasi marka quhet “KKW Beauty”, për shkak të mbiemrit West që ajo mbante kur ishte e martuar me Kanye-n.

Duket se Kim Kardashian e ka totalisht të pamundur të gjejë dashurinë pas ndarjes nga Kanye West. Ajo plotësoi letrat për divorc nga reperi në muajin shkurt dhe që prej asaj kohe ka qenë në kërkim të dashurisë, por deri më sot ka rezultuar pa fat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat