Enca flet për herë të parë për fitimet nga “OnlyFans”!

Mediale Vip

Enca flet për herë të parë për fitimet nga “OnlyFans”!

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 09:47
Enca

Enca ka hapur një llogari të sajën në faqen për të rritur “Onlyfans”, ku bën publike foto dhe video kundrejt pagesës.

E pyetur se sa po fiton nga faqja ajo u përgjigj me “Marshallah” duke treguar kështu se fitimet janë të mëdha.

Po ashtu, Enca ka treguar se faqen nuk e përdor vetëm për të publikuar imazhe, por edhe për të komunikuar me fansat.

“Nuk e kam vetëm për foto të nxehta, komunikoj shumë me fansat aty, hedh informacione për new songs apo qa jam duke bërë në përditshmëri ama edhe foto të nxehta ke sa të duash”, tha këngëtarja.

Kujtojmë se projekti i fundit i Encës është ”Rakia”, të cilën e ka publikuar më 26 qershor të këtij viti. Ashtu siç mendohej edhe nga fansat, këngëtarja kishte përzgjedhur si protagonist për klipin e saj ish-konkurrentin e “Për’puthen” Beart Rexhepi. Në videoklip ata të dy shfaqen në skena shumë të nxehta dhe duke bërë lëvizje provokuese në një shtrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat