Zbulohet dëshira më e madhe e Amy Winehouse para vdekjes tragjike

Mediale Vip

Zbulohet dëshira më e madhe e Amy Winehouse para vdekjes tragjike

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 22:41
Amy Winehouse

Dëshira më e madhe e Amy Winehouse para se të ndahej përgjithmonë nga jeta ka qenë që të kishte fëmijë. Një dokumentar me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së artistes, ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj.

Në të përfshihet edhe një intervistë në të cilën Amy pyetet se ku e sheh veten pas 10 vitesh.

“Do të doja të kisha disa fëmijë, 2 ose 3 fëmijë”, është përgjigjur ajo.

“Ajo donte të ishte nënë. Ajo do të ishte një nënë shumë e bukur”, kanë thënë mikeshat e saj Tearful Catriona Gourlay dhe Chantelle Dusette.

Dokumentari i “BBC’, që mban titullin “Reclaiming Amy” do të dalë në 23 korrik, 10 vite pasi mjekët e gjetën të vdekur në shtëpinë e saj në moshën 27-vjeçare. Në dokumentarin e ri për Amy Winehouse flasin edhe prindërit e saj Mitch dhe Janis, të cilët u ndanë prej saj kur ishte vetëm 10 vjeçe.

Në shtëpinë e saj u gjendën disa shishe vodka në dysheme dhe pas vdekjes rezultoi se ajo ndërroi jetë nga helmimi prej alkoolit. Para se të ndahej nga jeta ajo ishte përdoruese e rregullt e drograve, duke përfshirë heroinë, kokainë dhe kanabis. Më vonë artistja vendosi të hiqte dorë prej tyre dhe të pastronte trupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat