Elvana dhe Ylli konfirmojnë bashkëpunimin, zbulohen detajet

Mediale Vip

Elvana dhe Ylli konfirmojnë bashkëpunimin, zbulohen detajet

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 17:17
Elvana dhe Ylli

Prej javësh përflitej lart e poshtë se Elvana Gjata dhe Ylli Limani do të vinin me një bashkëpunim për herë të parë. Zërat u shtuan akoma më shumë pasi Ylli komentoi në një foto të Elvanës. Kjo e fundit postoi disa fotografi të saj dhe përkrah shkroi: “Përshëndetje!“.

“E di“, i komentoi Ylli, ndërsa Elvana ia ktheu: “Marre po të them!“. Më pas Ylli vazhdoi më tej, duke komentuar sërish: “Unë jam ka t’thom që e di!“.

Në këtë mënyrë ata lanë të kuptonin se dinin diçka të dy, që do e zbulonin më vonë për publikun. Dhe më në fund ky moment ka ardhur dhe ata kanë konfirmuar bashkëpunimin.

Elvana dhe Ylli kanë bërë të njëjtin postim në Instastory, pothuajse në të njëjtën kohë.

“Të shtunën… X2“, shkruajnë ata shoqëruar me emojin e një ore.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat