Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi po shijojnë pushimet e tyre

Mediale Vip

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi po shijojnë pushimet e tyre

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 15:27
Amarda dhe Ermali

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Amarda Toska ka publikuar në llogarinë e Instagramit një imazh me bashkëshortin Ermal Mamaqin.

Çifti simpatik dukeshin mjaft të lumtur dhe të buzëqeshur teksa shihen të veshur me rroba plazhi.

Amarda në postimin e saj vuri në pah linjat e përsosura trupore me veshjen dy-pjesëshe, setin e zi me lule rozë.

Imazhet u pëlqyen nga fansat e të dyve ku edhe morën mjaft komente pozitive, duke i cilësuar ata si çifti më simpatik në showbiz.

Sa i përket karrierës së tyre, krahas të qenit aktor dhe këngëtar, Mamaqi është edhe moderator në emisionin e tij, ndërsa Amarda është një moderatore tejet e zonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat