​Arjola imiton Elvanën, fansat: Po u bën reklamë dhëmbëve

Mediale Vip

​Arjola imiton Elvanën, fansat: Po u bën reklamë dhëmbëve

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 17:04
Arjola Demiri

Pasi ka kaluar pushimet në njërin nga resortet e Shqipërisë, Arjola Demiri ka vazhduar drejt Parisit ku së fundi na u prezantua në edicion të veçantë romantik.

36-vjeçarja nga Bajram Curri në klipin e saj më të ri në rrjetet sociale ka treguar se është në disponim të mirë dhe se i pëlqejnë këngët e Elvana Gjatës.

Megjithatë, këndimi i saj ku vë në pah syzet e bukura dhe dhëmbët e zbardhur, ka zgjuar reagime nga një pjesë e fansave të saj.

“Po u bën reklamë dhëmbëve, si duket sapo i ka zbardhur”, shkruan një komentues në llogarinë e aktores së njohur nga seriali “O Sa Mirë”.

“A ka mundësi t’ia ndalosh vetes ta postosh këtë fytyrë? Faleminderit shumë
P.S të dua ashtu-kështu”, ishte një tjetër koment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat