Rrëfehet Ylli Limani: Ja si lindi bashkëpunimi me Elvana Gjatën

Mediale Vip

Rrëfehet Ylli Limani: Ja si lindi bashkëpunimi me Elvana Gjatën

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 22:37
Ylli Limani

Pas një mungese të gjatë me prononcime në media, këngëtari shumë i dashur për publikun Ylli Limani, zgjodhi “Edicionin Veror” të japë detaje lidhur me projektet e tij në muzikë.

Në një intervistë për gazetaren Irini Meçe nga bregdeti i Shëngjinit, Ylli zbuloi si lindi bashkëpunimi me Elvana Gjatën.

“Bashkëpunimi me Elvanën lindi në mënyrë shumë spontane. Ka kohë që me Elvanën përpiqemi të bëjmë doçka të bukur. Biseduam, ia prezantova demot, i pëlqyen dhe punuam bashkë. Publikut i pëlqyen, është këngë që të dy e duam shumë,” u shpreh këngëtari.

Limani dha më tej lajme të mira për të gjithë fansat e muzikës së tij. Këngëtari u shpreh se kjo verë do të ketë edhe projekte të tjera, ndërsa tha se po punon edhe me albumin e ri.

“Ndoshta do të ketë. Jemi në finalizim të disa këngëve. Pak a shumë ca kanë ndihmuar edhe këto koncertet e verës është me pa ku jemi me demo që i kemi punuar gjatë pandemisë, sepse ndërron tendenca. Do të ketë shumë projekte të reja. Albumi ka dy vjet që ka filluar të punohet,” u shpreh Ylli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat