Me kë po i kalon pushimet Xhani Shqerra?

Mediale Vip

Me kë po i kalon pushimet Xhani Shqerra?

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 19:12
Xhani Shqerra

Ndryshe nga një pjesë e mirë e personazheve të njohur, që mezi e presin verën për të ushqyer Instagramin me foto nga çdo kënd i botës që zgjedhin për të kaluar pushimet, moderatori i njohur Xhani Shqerra ka preferuar që këto ditë të nxehta gushti të shkëputet nga projektet dhe të bëjë disa ditë pushime në Shqipëri.

Së bashku me të ëmën, një zonjë elegante në top formë (kuptuam me këtë rast edhe sa të forta janë gjenet që ka trashëguar tek i biri), Xhani ka zgjedhur një prej resorteve më të mira të bregdetit shqiptar për t’iu larguar zhurmës kryeqytetase e për të shijuar disa ditë me familjen.

Ndonëse është në udhëtime në një pjesë të mirë të kohës, viziton me dhjetëra vende gjatë vitit, për impenjime të ndryshme, punë e projekte, këtë periudhë të qetë të verës, Xhani preferon ta kalojë në Shqipëri.

Muaji shtator, moderatorin e njohur të ekranit do ta gjejë sërish në Itali, aty ku po punon prej kohësh për një projekt televiziv. Derisa të nisë sërish sezoni, Xhani ka edhe pak javë për t’i kaluar me të ëmën dhe miqtë në bregdetin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat