Ledjana flet pas kaq kohësh për Mevlanin!

Mediale Vip

Ledjana flet pas kaq kohësh për Mevlanin!

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 07:04
Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba

Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba kanë qenë dhe janë ndër çiftet më të përfolura të Për’puthen.

Dy protagonistët kanë vazhduar të tërheqin vëmendje dhe pas ndarjes së tyre.

Shpesh ata kanë qenë protagonist në media për kunjat , të cilat i kanë hedhur njëri-tjetrit, por kësaj here Ledjana sqaroi raportin e tyre të vërtetë, teksa ishte e ftuar sonte në “Për’puthen Prime”.

Ish-konkurrentja tregoi se nuk flet më me Mevlanin dhe nuk ka folur që pas daljes nga emisioni. Madje, ajo tregoi se i ka bërë bllok kudo dhe vazhdon ta ketë.

E pyetur nëse është penduar për këtë histori, Ledjana u përgjigj se kjo ishte një histori e mbyllur.

Gjithashtu, ish-konkurrentja tregoi se ka dëgjuar për pjesëmarrjen në emision të vëllait të Mevlanit dhe i uroi atij suksese. Megjithatë, ajo u shpreh se nëse do të kishte qenë vëllai i saj, ajo s’do të ishte dakord për hyrjen e tij në emision.

Duket se fakti që nuk e gjeti dot dashurinë në emision, e bëri Ledjanën skeptike për formatin “Për’puthen”.

Kujtojmë se çifti u ndan pa asnjë sqarim. Pavarësisht mos komunikimit dhe fshirjes së këngës nga YouTube, Mevlani ka vazhduar ta këndojë këngën në evente, ku ka qenë i ftuar.

I pyetur për këtë gjatë një live ai u përgjigj:

“E pse mos ta këndoj këngën, kur e kërkon publiku? Fundja unë për publikun e bëra këngë. Dhurata ndaj Ledjanës ishin vetëm disa vargje dhe njerzit pasi e dëgjuan në takim e pëlqyen aq shumë dhe më kërkuan ta bëj të plotë dhe unë jua plotësova dëshirën.
Kënga u fshi për motivet e mia personale, por kjo nuk do të thotë se nuk do i bëj qejfin njerëzve kur ata e duan".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat