“Do të ishte më mirë nëse do të vdisja”/ Komediani rrëfen betejën me shëndetin mendor

Mediale Vip

“Do të ishte më mirë nëse do të vdisja”/ Komediani rrëfen betejën me shëndetin mendor

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 23:14
Rob Beckett

Rob Beckett, një nga komedianët më të pëlqyer ka fshehur një sekret të errët.

35-vjeçari  tregoi se gjatë vitit të kaluar dëshironte të kryente vetëvrasje ndërsa xhironte një shfaqje televizive në Afrikën e Jugut duke thënë se “Do të ishte më mirë nëse do të vdisja”.

Babai i dy fëmijëve në autobiografinë e tij të re zbuloi një anë tjetër të personalitetit.

“Më 4 janar 2020, po mendoja. Sapo kisha udhëtuar për në Cape Toën, Afrikë të Jugut, në klasën e parë për të filmuar një shfaqje televizive. Shfaqja kishte të bënte me kriket, duke pirë birra dhe duke shkuar në safari me një nga shokët e mi më të mirë. I martuar për fat të mirë me dashurinë e jetës sime, me dy fëmijë në një shtëpi të sapo rinovuar, unë i kisha tejkaluar ëndrrat e mia më të egra.Por unë isha më i pakënaquri që kam qenë ndonjëherë. U zgjova më 5 janar në një dhomë hoteli me pesë yje duke menduar se do të ishte më mirë dhe më e lehtë për të gjithë nëse do të vdisja. Unë buzëqesha derisa përfundova xhirimet. U ktheva në Mbretërinë e Bashkuar dhe i tregova gruas sime dhe shokut/menaxherit tim se si ndihesha. Pastaj shkova drejtpërdrejt te një terapist, të cilin e shihja çdo javë për gjashtë muaj, dhe ende vazhdoj të konsultohem me terapistin kur ndjej një lloj errësire”, shton Beckett. Tani jam i motivuar nga gjithçka dhe mundësitë, jo nga frika se mos i humbas të gjitha. Nuk vendos më objektiva bazuar në atë që njerëzit e tjerë e shohin si sukses. Çdo ditë mund të jetë një sukses nëse shkoni në shtrat pasi shijoni ditën tuaj dhe mezi prisni ditën tjetër. Më është dashur shumë kohë dhe ka qenë një udhëtim i gjatë për të arritur në këtë vend, por unë mendoj se Rob Beckett është personi që po mëson të jetë po aq i sigurt sa Rob Beckett interpretuesi”, ka thënë më tej komediani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat