Andi Shkoza i preferuari i të gjithëve

Mediale Vip

Andi Shkoza i preferuari i të gjithëve

Nga: Maksim Gjokaj Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:16
Andi Shkoza

Ai është një artist jo vetëm i njohur por që i ka rezistuar kohës  e pavarësisht se muzika ka sjellë talente dhe rryma të reja, ai është gjithmonë i preferuar.

Po flasim për këngëtarin Andi Shkoza, ku muzika që ai sjell duhet e adhurohet shumë, madje ai është i preferuari edhe i artistëve të rinjë që duan ta kenë një bashkëpunim me të.

E në fakt pak ditë më parë Andin e kemi parë në këngën më të re me këngëtarin Taulant Hoxha, një këngë ardhur me klip mjaft e bukur dhe ritmike me titull "Margherita".

E veçanta e artistit të njohur Andi Shkoza është se tekstet e këngëve të tij mbeten në mendje, mësohen nga të gjithë dhe këndohen nga të gjithë, e ndërsa ai është një nga artistët më të kërkuar të muzikës live dhe të gëzimeve familjare.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat