Keith me dedikim dashurie Adrianës: Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar atë që je për mua

Mediale Vip

Keith me dedikim dashurie Adrianës: Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar atë që je për mua

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 22:46
Adriana dhe Keith

Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld janë një prej çifteve më të diskutuar në mediat rozë.

Ata shpesh marrin vëmendjen me fotografitë e përbashkëta që publikojnë me njëri-tjetrit në rrjetet sociale, dhe dedikimet që i bëjnë njëri-tjetrit.

Një gjë të tillë Keith e ka bërë edhe në një fotografi të fundit të publikuar në Instagram, ku ia ka shprehur publikisht dashurinë aktores shqiptare.

“Dashuria ime. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar atë që je për mua. Gjithçka që dua të them është faleminderit që keni ardhur në jetën time. Shpresoj që së shpejti të shihemi përsëri dhe të krijojmë kujtime më të paharrueshme. Unë të dua”, ka shkruar Keith në Instagram.

Ky postim duket se vjen nga fakti që çifti gjatë këtyre ditëve nuk kanë qenë pranë njëri-tjetrit dhe për këtë kanë vendosur që dashurinë njëri-tjetrit t’ia shprehin nga largësia.

Adriana dhe Keith përndryshe kanë më shumë se një vit së bashku, gjersa për herë të parë lidhja e tyre u bë publike në tetor të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat