“Të dhje*sha turinjtë!”/ E quajti “balerin të dështuar”, Ilirit nuk i del inati me Fifin

Mediale Vip

“Të dhje*sha turinjtë!”/ E quajti “balerin të dështuar”, Ilirit nuk i del inati me Fifin

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 14:41
Fifi dhe Iliri

Mbrëmjen e djeshme, një pjesë e banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP” patën mundësinë të festonin në oborr, duke dalë kështu nga dhoma e dënimit. Mirëpo, Dj PM ishte ai që zgjodhi konkurrentët që do të merrnin pjesë në festë, duke lënë në dhomën e dënimit katër të tjerë.

Pas përfundimit të festës, të gjithë u rikthyen në dhomën e dënimit. Por, disa prej tyre kishin pirë shumë dhe nuk ishin esëll. Njëri nga këta banorë ishte edhe këngëtarja Fifi.

Ajo doli në oborrin e dhomës së dënimit për të konsumuar një cigare së bashku me Sabianin dhe me Ilirin. Gjatë bisedës, këngëtarja i tha Shaqirit se është “balerin i dështuar”, ndërkohë që ai ia ktheu se është një “këngëtare gjysmake”.

Ky “debat” i ka ngelur në mendje Ilirit, i cili para se të flinte vendosi ta diskutojë me Sabianin, që është njëkohësisht edhe aleati i tij në lojën në çifte.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Ajo është tra-la-la komplet. Të dhje*sha këngët.

Sabiani: Nesër kur t’i dali pija do e mbajë mend. Mos e mbaj mendjen aty.

Iliri: Jo, jo. Thjesht ça njerëzish…

Sabiani: Tani këtu jemi këtu… S’kemi ça bëjmë.

Iliri: Zhgënjimi më i madh është ‘njerëzit’.

Sabiani: Me shaka e ka thënë. Por nuk di çfarë thotë edhe mërzitet.

Iliri: S’kam nevojë për shaka kështu. S’kam punu 40 vjet me ardh me u tall. Ça flet o burri dheut. S’më intereson fare a je i pirë apo esëll. Të më thotë mua ‘balerin i dështuar’. Pu, pu, pu… Me e shkri aty ku është. Se kur je i pirë të dalin disa gjëra. Ato që ka në bark… Në këto momente dalin ca gjëra, mendime, gjëra… S’është hera e parë, e ka ves. Tani ha dhe makarona! Të dhje*sha turinjtë!

Iliri e mbështeti vazhdimisht Fifin gjatë kohës që banorët e tjerë iu kthyen kundër për raportin që po krijonte me Granit Canën në shtëpi. Por, këngëtarja vendosi të distancohej prej Shaqirit , në mënyrë që publiku ta kuptonte se ajo nuk i përket asnjë “grupi” në “Big Brother VIP”. Balerini nuk e pëlqeu faktin që Fifi vendosi të mos qëndrojë me të, ndërkohë që ai ishte ndër personat e vetëm që e “ngushëlloi” kur ajo qante për ish-futbollistin Cana, i cili është edhe i eliminuari i javës që kaloi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat