Reagim interesant nga Loredana pas lidhjes së Don Xhonit me modelen ruse

Mediale Vip

Reagim interesant nga Loredana pas lidhjes së Don Xhonit me modelen ruse

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 14:12
Loredana, Ariana Lirey dhe Don Xhoni

Reperi i njohur, Don Xhoni, ka konfirmuar dje lidhjen e tij me modelen ruse, Ariana Lirey.

Në llogaritë e tyre në Instagram, dyshja kanë ndarë foto të përbashkëta, duke i dedikuar fjalë romantike njëri-tjetrit.

Shumë nga ndjekësit janë habitur nga ky lajm, por disa nga yjet e showbizit e kanë mirëpritur këtë lidhje të reperit.

Një prej atyre që ka reaguar për lidhjen e reperit, është edhe reperja Loredana, me të cilën ai ka pasur një bashkëpunim së fundi.

“Baaaabaaaaa”, ka qenë komenti i Loredanës, në foton e postuar nga reperi.

Don Xhoni dhe modelja ruse ka kohë që përfliten për një lidhje, pas postimeve të shumta në rrjete sociale. Modelja i kishte kushtuar edhe një tatuazh reperit.

Image
Fotografia e publikuar në Instagram nga Don Xhoni
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat