Pse e ke inat Donaldin? Përgjigjet Paloma

Mediale Vip

Pse e ke inat Donaldin? Përgjigjet Paloma

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 11:11
Rudina Demneri dhe Donaldi

Gazetaria Rudina Demneri ose Paloma, pavarësisht daljes herët nga “Big Brother VIP” ajo herë pas herë zhvillon pyetësor me ndjekësit ku diskutojnë për situata të ndryshme brenda shtëpisë.

Njëri nga ndjekësit e pyeti se përse e ka inat Donaldin dhe Paloma nuk hezitoi t’i përgjigjej.

"Nuk e kam inat. Ashtu siç më gjykoni ju mua në disa momente, ashtu mund ta gjykoj edhe unë Donaldin te ndonjë situatë që nuk më pëlqen. Mos u ndikoni kaq shumë, sepse një situatë që unë e shikoj si jo të arsyeshme nuk do të thotë se mund të urrej një njeri. Nuk janë këto raste për tu urryer njerëz. Urrejtjet ose inatet kanë peshë për mua në situata shumë më të rënda se aq. Nuk e gjykoj Donaldin si njeri, sepse është super djalë, por gjykoj momente të lojës së tij”,- ka shkruar ajo.

Ndryshe Paloma ka kohë që është larguar nga shtëpia e famshme e BBV-së duke hecur dorë nga cmimi i madh prej 100 mijë eurosh.

Ajo ka pasur afrimitet të madh me Fifin brenda.

Image
Fotografia e publikuar nga Paloma
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat