Ori këngëtarja shqiptare nga Londra gati projektin e dytë

Mediale Vip

Ori këngëtarja shqiptare nga Londra gati projektin e dytë

Nga: Maksim Gjokaj Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 22:48
Ori

E bukur dhe e talentuar! Kjo është këngëtarja Ori e cila ka nisur ta kthej muzikën edhe si punë nga ajo dëshira si hobi që ishte. E po pse të mos jetë kështu kur ke talent dhe zë e kur të tjerët të pëlqejnë.

Mësojmë se Ori ka qenë e angazhuar gjithmonë në muzikë por nga viti 2017 e këtej më shumë aktive.

Vajza e muzikës jeton në Londër por ne origjinë është nga Burreli. Një lajm i mirë pasi ajo shumë shpejt ose kokretisht nga muaji i parë i vitit 2022 do të publikojë projektin e dytë e ku mësojmë se falë përkushtimit të saj do të jetë një super këngë. Kjo këngë do të jetë solo por ajo ka dëshirat e saj që i pëlqejnë për bashkëpunim ku veçon kolegët Rati dhe Shkumbin Ismajli.

Ajo ka bashkëpunuar me shumë artistë por i dëgjon të gjithë në përgjithësi pasi sipas Orit secili apo secila ka veçoritë e tij.

E besoni apo jo nëse mendoni se këngëtarja ka mbaruar shkollën e muzikës, jo pasi ajo është diplomuar për Turizëm dhe për Beauty Hair Dresser.

Image
Ori

Tashmë të gjithë janë kureshtarë e në pritje për klipin e saj të dytë por duhet të presin deri në janar.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat