Capital T dhe MC Kresha publikojnë bashkëpunimin e ri “Heku qafe”

Mediale Vip

Capital T dhe MC Kresha publikojnë bashkëpunimin e ri “Heku qafe”

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 19:28
Capital T dhe MC Kresha

Dy reperët e njohur, Capital T dhe MC Kresha kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor.

Dyshja e njohur kanë lansuar këngën më të re “Heku Qafe”, e cila është pjesë e albumit të ri të Capital T, “Heart Broken Kids”.

Projekti është vizuelizuar edhe me klip për të cili u përkujdes “Gargia Global”, teksa për tekstin dhe melodinë u kujdesën vet reperët.

Miksimi dhe masterizimi nga Koen Heldens, beat nga DJR Beatz dhe Bannzz, ndërsa producent të këngës janë Panda Music.

Kujtojmë që Trim Ademi (emri i vërtetë) mbrëmë ka publikuar albumin e ri, në të cilin përvec bashkëpunimit me MC Kreshën, ka edhe një me reperin Elinel dhe një me Marinin.

“Heku qafe” tashmë gjendjet në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e shumtë të dy artistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat