Bekim Ibrahimi, artisti më produktiv i 2021, ja projekti më i ri

Mediale Vip

Bekim Ibrahimi, artisti më produktiv i 2021, ja projekti më i ri

Nga: Maksim Gjokaj Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 21:21
Bekim Ibrahimi

Nëse për ndonjë artist viti që po ikën e ka bërë pesimist për shkak të viruseve, atij jo, përkundrazi më aktiv e produktiv se asnjëherë më parë.

Po flasim për artistin e njohur Bekim Ibrahimi i cili duhet të themi se ishte njëri ndër emrat që solli shumë këngë kombinuar me klipe të qëlluara e që secila kishte veçantë e vet e që u mirëpriten mjaft mirë. Kēnga më e re ardhur si festive e dhuratë për të gjithë shqiptarët që ka nisur të pëlqehet mjaft është ajo me titull "Shqipëri më i bukuri emër" .

Vetë artisti në rrjetin e tij social facebook ka dashur të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët e tij që u bashkuan për të sjellë shumë hite për të.

Siç edhe e dini këngëtari Bekim Ibrahimi nuk solli dy apo tre por një buqetë këngësh mjaft interesante ku më të fundit i kujtojmë si: " Plisin e bardhë", "Kujtimet", "Shëroma zemrën", " Gjak shqiptari".

Ndërsa shijojmë më poshtë këngën e tij më të re " Shqipëri më i bukur emër" presim vitin tjetër dhe projektet mjaft të bukura nga ky artist shumë dimensional.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat