Burri i Fjolla Morinës ka një kërkesë për kryeministrin Kurti: Mos ia shtrenjto rrymën popullit, më thuaj nëse ke nevojë për para

Mediale Vip

Burri i Fjolla Morinës ka një kërkesë për kryeministrin Kurti: Mos ia shtrenjto rrymën popullit, më thuaj nëse ke nevojë për para

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 11:20
Fjola Morina dhe Fisnik Syla

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, së fundmi kanë qenë në krye të mediave rozë për shkak të një skandali me një kompani agjencie.

Gjatë ditës së djeshme, Syla në llogarinë e tij personale në “Instagram” ka publikuar disa pamje, ku shihet i rrethuar me para.

Ndërsa, ai kishte edhe një kërkesë për kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“I dashur kryeministër, Kurti ju kam shumë për zemër, por mos e rritni çmimin e rrymës për popullatën. Nëse ju nevojitet buxhet, boni zo!”, ka shkruar Syla.

Image
Fisnik Syla
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat