Publikohen bisedat e ish-bashkëshortit të Fjolla Morinës me agjencionin, flasin për borxhin

Mediale Vip

Publikohen bisedat e ish-bashkëshortit të Fjolla Morinës me agjencionin, flasin për borxhin

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 18:50
Fjolla Morina dhe isnik Syla

Vazhdon të jetë aktual dhe i shumëpërfolur skandali mediatik që ka përfshirë këngëtaren Fjolla Morina dhe partnerin e saj, Fisnik Syla.

Dyshja të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë vitin e kaluar gjatë një pushimi në Maldive, janë akuzuar nga një agjenci turistike për një pushim tjetër të çiftit, që nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre financiare.

Fillimisht agjencia turistike bëri denoncimin në emisionin “Kiks”, duke treguar bisedat telefonike që kishte shkëmbyer me partnerin e këngëtares dhe më pas edhe me vet Fjollën.

Ndërkohë, së fundmi është publikuar një tjetër përgjim rreth rastit në fjalë, ku janë shfaqur tabulatet telefonike mes Fisnikut dhe pronarit të agjencisë.

Mesa bisedës për udhëtimin në fjalë, mund të dëgjohet se si Syla bën me fëmijën në ardhje të Fjollës, duke thënë shprehimisht: “Pasha këtë evlad që e kam në bark, që e ka Fjolla në bark”.

Vitin e kaluar ishte raportuar në mediat rozë për një shtatzëni të mundshme të Fjollës, mirëpo vet këngëtarja nuk kishte deklaruar asgjë rreth kësaj teme.

Mesa duket, gjatë rrugës ajo është detyruar të ndërpresë shtatzëninë e tretë, për arsye që nuk janë bërë të ditura për opinionin. Këngëtarja e hitit “Fb” ka edhe dy fëmijë të tjera nga lidhjet e saj të mëparshme, vajzat Alayah dhe Leandra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat