Dren Abazi publikon “Në sytë e tu”, protagoniste e klipit aktorja dhe modelja Micol Ronchi

Mediale Vip

Dren Abazi publikon “Në sytë e tu”, protagoniste e klipit aktorja dhe modelja Micol Ronchi

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 19:27
Dren Abazi, Micol Ronchi

“Në sytë e tu” mban titullin kënga më e re Dren Abazit që është shoqëruar edhe me një video muzikore.

Vet kantautori qëndron prapa këtij projekti, duke qenë se e ka shkruar tekstin, e ka bërë muzikën dhe orkestrimin.

Samer Agolli që është producent dhe mjeshtër incizimi e ka bërë edhe miksimin së bashku me Genc Salihun, i cili është kujdesur për vokalet përcjellëse.

Për regjinë e klipit është angazhuar Gerti Ibra, ndërsa protagonisti e videos është aktorja italiane, Micol Ronchi.

Dreni vazhdon t’i qëndrojë besnik stilit të tij muzikor edhe përmes “Në sytë e tu” që vjen si një baladë që pritet të pëlqehet nga fansat e muzikës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat