I dashuri i Adriana Matoshit uron Kosovën për 14-të vjetorin e Pavarësisë

Mediale Vip

I dashuri i Adriana Matoshit uron Kosovën për 14-të vjetorin e Pavarësisë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 15:16
Adriana dhe Keith

Sot Kosova ka shënuar 14-të vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

E për nder të kësaj dite të veçantë në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca solemne.

Deputetja, Adriana Matoshi ka marrë pjesë në këtë seancë solemne ku është dukur tejet elegante.

Ajo gjithashtu ka publikuar një imazh ku shihet në krah të krerëve të shtetit.

Ajo pozoi krahë presidentes Osmani, kryeministrit Kurti si dhe kryeparlamentarit Konjufca.

Përveq kësaj ajo që ka rënë në sy është postimi i të dashurit të Adrianës, i cili e ka uruar Kosovën në ditën e saj.

Këtë postim Adriana e ka shpërndarë në profilin e saj të Instagramit ku edhe e ka falenderuar atë.

Në postim shihet i dashuri i saj Keith ku mbrapa tij qëndron flamuri i Kosovës.

Image
Storie në Instagram

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat