Elita Rudi me dedikim të veçantë për të birin në ditëlindjen e tretë

Mediale Vip

Elita Rudi me dedikim të veçantë për të birin në ditëlindjen e tretë

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 23:38
Elita Rudi me familje

Sot (e diel) feston ditëlindjen djali i reperit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, Zëri Gjikolli.

I lindur më 20 shkurt të vitit 2019, ai ka mbushur plot tri vite jetë.

Një dedikim i veçantë me rastin e ditëlindjes nuk mungoi as nga prezantuesja e njohur me një postim të hedhur në Instagram.

Ndërsa thur fjalët më të bukura, Rudi i uron shëndet të plotë e po ashtu edhe një të ardhme të bukur.

Postimi i plotë i Elitës:

“Një datë si kjo sot është shumë e rëndësishme për mua sepse erdhe në jetë ti biri im

Më ndryshove jetën dhe më bëre të kuptoj që sa kot pa ty kisha jetuar.

Por une sot dhe cdo ditë tjetër do lutem vetëm për shëndetin tënd dhe te motres tënde sepse e di sa shumë friksohem kur lexoj në lajme që u shfaq edhe një virus i ri te nesermen lexoj edhe për një tjetër.

Ishalla po ju pret një e ardhme më e bukur se kjo sot prandaj të uroj vetëm shendetin shpirti mamit se të tjerat jam e bindur që do t’i arrish vet!

Edhe 100 jetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat