Pas ndarjes nga Fisniku, reagon për herë të parë Fjolla Morina

Mediale Vip

Pas ndarjes nga Fisniku, reagon për herë të parë Fjolla Morina

Më: 4 mars 2022 Në ora: 14:07
Fisnik Syla dhe Fjolla Morina

Fisnik Syla dhe Fjolla Morina e kanë përfunduar martesën e tyre.

Raporti i tyre është përfolur shumë kohëve të fundit, dhe ka pasur aludime për ndarjen e tyre, mirëpo asnjëri nga këta të dy nuk kanë dhënë përgjigje.

Kjo e tëra ishte deri të hënën ku Fisnik Syla më në fund reagoi në Instagramin e tij privat.

“Pas shumë pyetjeve dhe interesimit të juaj, do të ju përgjigjem: Single dhe i lirë si zogu dhe më i lumtur se kurrë” – ka shkruar Syla në një foto të postuar në InstaStoryn e tij.

Ndërkohë, së fundmi, ka reaguar Fjolla në një intervistë për emisionin “Madam”.

Këngëtarja deklaroi se tani është më e lumtur. Madje, hodhi edhe një thumbi për ish-bashkëshortin.

“Nëse e keni humbur një tradhtar, mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femër që e do, kurse ti një mashtrues”, u shpreh Fjolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat