Gjithçka që duhet të dini rreth Met Gala 2022!

Mediale Vip

Gjithçka që duhet të dini rreth Met Gala 2022!

Më: 19 mars 2022 Në ora: 21:21
Met Gala 2022 është e lidhur me ekspozitën e Met

Pas dy vitesh thyerje të traditës, Met Gala po kthehet fuqishëm.

Shpesh e referuar si “Nata më e madhe e modës”, Met Gala është bërë një nga tapetet e kuq kryesor të vitit falë temave të tij dinamike dhe tendencës për t’u ofruar fansave të modës shumë veshje të pazakonta.

Kur do të mbahet Met Gala?

Historikisht, Met Gala është mbajtur të hënën e parë të muajit maj dhe këtë vit më në fund po kthehet në atë datë konkretisht më 2 maj.

Cila është tema?

Met Gala 2022 është e lidhur me ekspozitën e Met, “Në Amerikë: Një Antologji e Modës”, pjesa e dytë e homazhit dypjesësh të institucionit për historinë e modës amerikane.

Ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar se çfarë do të thotë saktësisht ajo temë për kodin e veshjes së gala-s, Vanessa Friedman e New York Times ka raportuar se tema do të jetë “Gilded Glamour”, duke nxitur vërtet një mbrëmje shumë luksoze.

Kush do të jenë prezantues?

Regina King, Blake Lively, Ryan Reynolds dhe Lin-Manuel Miranda janë prezantuesite e Met Gala 2022, të cilët do të jenë drejtues zyrtarë të mbrëmjes bashkë me Tom Ford, Adam Mosseri dhe Anna Wintour që mbeten prezantues nderi të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat