Brooklyn Beckham do t’i shtojë mbiemrit të tij edhe atë të gruas

Mediale Vip

Brooklyn Beckham do t’i shtojë mbiemrit të tij edhe atë të gruas

Më: 9 prill 2022 Në ora: 22:43
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

Dasma e tyre zhvillohet këtë fundjavë dhe rrjeti po vlon. Megjithëse pritet të jetë diskrete dhe me rregulla të forta për të ruajtur ekskluzivitetin, ca detaje tashmë kanë dalë për martesën e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz.

Nuk është edhe aq e zakontë, por Brooklyn Beckham ka vendosur të marrë mbiemrin e Nicola Peltz si mbiemrin e tij të mesëm pas dasmës së çiftit me një vlerë prej 3 milionë paundësh në Palm Beach.

Një burim për “The Sun”, zbuloi se:

“Brooklyn është kokë e këmbë i dashuruar me Nicola dhe marrja e mbiemrit të saj është një shenjë e madhe e përkushtimit të tij dhe dashurisë për të.”

Mbi 300 të ftuar priten të jenë në dasmën e vitit, midis tyre dhe shumë personazhe VIP. Ndërsa babai i Nicola Peltz do paguajë të gjithë dasmën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat