Turi ka vetëm një peng kur vjen puna te vajza e tij

Mediale Vip

Turi ka vetëm një peng kur vjen puna te vajza e tij

Më: 16 prill 2022 Në ora: 19:40
Orinda Huta dhe Turjan Hysko me vajzën e tyre

Orinda Huta dhe Turjan Hysko kanë dhënë një intervistë për “Prive”, si rrallë herë me vajzën në krahë.

Ata kanë treguar detaje nga shtatzënia dhe më tej kuptimin e veçantë të emrit të vajzës.

Duke iu referuar jetës si baba, Turjani ka treguar se për të prindërimi nuk është i vështirë për sa kohë bëhet me shumë dashuri dhe dëshirë. Ai tregoi se mundohet me sa mund të ndihmojë në rritjen e vajzës së tyre.

“Është kurorëzimi i një marrëdhënie të gjatë të bukur, por qershia mbi tortë është Atara. Uroj që qershitë të shtohen, mos të jetë vetëm Atara. Unë nuk kam pasur kurrë frikë, e kam ditur gjithmonë çfarë do bëhet me jetët tona. I vetmi pishman që kam është që duhet të kishim bërë fëmijë më herët sepse mendoj që është kurorëzimi i gjithçkaje. Vetërealizimi më i madh i njeriut mendoj që është fëmija. Isha i bindur që Orinda do të ishte shumë e mirë me Atarën, kjo ka ca pasiguri që nuk e di pse i ka. Unë mundohem me aq mundësi sa kam dhe ajo që bëj me qejf është që ta qetësoj Orindën kur ka momente paniku”, tha Turi.

Për sa i përket emrit të vajzës, Turi tha se ka një domethënie të veçantë për atë dhe Orindën.

“Unë që atë ditë (ditën kur zbuloi gjininë) fillova të mendoj emrin e bebit dhe fillova të bëja një short-listë. E bëra short-listën të tillë që Atara të ishte emri më i bukur, sepse Orinda ka qenë shumë e hutuar atë periudhë. Emri është shumë domethënës, Atara do të thotë kurorë në gjuhën hebre. Në fund të ditës Atara është kurora jonë, kurora e dashurisë tonë”,- tregoi ai.

Më tej ata treguan për ndihmën që i kanë dhënë njerëzit e tyre më të afërt gjatë gjithë këtyre muajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat