Nënë për herë të parë, Maria Sharapova jep lajmin e madh në ditën e saj të lindjes

Mediale Vip

Nënë për herë të parë, Maria Sharapova jep lajmin e madh në ditën e saj të lindjes

Më: 21 prill 2022 Në ora: 19:48
Maria Sharapova me partnerin

Maria Sharapova ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të me një lajm të madh. Tenistja e famshme është shtatzënë për herë të parë.

“Fillime të çmuara! Të ha tortë ditëlindjeje për dy ka qenë gjithmonë specialiteti im”, ka shkruar ajo përkrah një fotoje në plazh, me duart rreth barkut të rrumbullakosur.

Sharapova konfirmoi fejesën me biznesmenin britanik Alexander Gilkes në dhjetor të 2020-ës, pas dy vitesh lidhje.

Ajo u tërhoq nga tenisi në shkurt 2020, në moshën 32-vjeçare. Rusja doli në skenë në vitin 2004 në moshën 17-vjeçare, kur mposhti tenisten nr. 1, Serena Williams në Wimbledon finale teke. Ajo është një nga 10 gratë që ka fituar të katër titujt e Grand Slam.

Sharapova ka qenë atletja femër më e paguar në botë për 11 vjet rresht, duke arritur kulmin në 30 milionë dollarë fitime në vitin 2015, sipas Forbes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat