Kjo është gjendja emocionale e Georginas pasi i vdiq djali

Mediale Vip

Kjo është gjendja emocionale e Georginas pasi i vdiq djali

Më: 24 prill 2022 Në ora: 23:42
Georgina

Lajmi për vdekjen e djalit të Georginas dhe Cristianos ka tronditur të gjithë ndjekësit e tyre.

Por, si është gjendja e Georginas pas vdekjes së djalit?

Njëri nga miqtë e saj, Ivan Garcia, ka zbuluar sesi është gjendja emocionale e saj.

“Ka qenë një javë shumë e ndërlikuar që është normale. Është një foto shumë e bukur por ka edhe shumë trishtim. Ne prisnim dy njerëz të vegjël dhe nuk rezultoi ashtu. Nuk do të them asgjë sepse ata kanë kërkuar privatësi, por djali ishte një person që ishte shumë i dashur”, tha Ivan për programin televiziv spanjoll “Ya Son las 8. Ajo gjithmonë ka thënë se fëmijët e saj janë të parët dhe ajo do t’i japë vajzës gjithë dashurinë e saj. Cristiano dhe Georgina janë një çift shumë i afërt. Georgina është shumë e fortë dhe ajo e di që jemi të gjithë këtu. Ajo e di se rrethi i saj i familjes dhe miqve do ta ndihmojë. Shpresoj se së shpejti do ta shohim sërish të buzëqeshur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat