Pete Davidson bëhet imazhi më i ri i markës së njohur

Mediale Vip

Pete Davidson bëhet imazhi më i ri i markës së njohur

Më: 28 prill 2022 Në ora: 21:40
Pete Davidson

Komediani i “Saturday Night Live”, Pete Davidson, ka shtuar në CV-in e tij  një profesion të ri: modelingun!

Ai është bërë imazhi i fushatës së re të veshjeve për meshkuj të “H&M”.

Aktori, 28 vjeç, u caktua nga gjigandi suedez i modës për të drejtuar fushatën e tyre të re.

Kjo synon të inkurajojë meshkujt që të përziejnë dhe përputhin veshjet e tyre me pjesë të reja nga koleksioni dhe artikujt që ata tashmë i posedojnë.

“Bashkëpunimi në këtë fushatë ishte një përvojë e shkëlqyer,” tha Davidson. “Ne u argëtuam shumë duke krijuar fotot dhe përmbajtjen. Rrobat janë të rehatshme dhe të shkëlqyera për t’u veshur, gjë që më pëlqen tek ‘H&M’.”

Pete përmbledh gjithçka që H&M pëlqen në disponimin e ri të veshjeve për meshkuj, me vetëbesimin e tij dhe lojën me stilin personal”, tha Henrik Nordvall, drejtor i njësisë së biznesit global të “H&M” për veshjet për meshkuj.

Kjo nuk është përpjekja e parë e Davidson në modë; ai kohët e fundit ka punuar me Calvin Klein dhe ka pozuar për një fushatë të Alexander Wang 2020 pasi bëri debutimin e tij në pistë për stilistin në 2019.

Sigurisht, e dashura e aktorit të “King of Staten Island”, Kim Kardashian, është edhe vetë një muzë e certifikuar e stilit. Përveç drejtimit të markave të saj të modës dhe bukurisë , superylli ka modeluar për stilistë duke filluar nga Balenciaga te Balmain .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat