Mësohen datat se kur do të fillojë “Sunny Hill Festival 2022”

Mediale Vip

Mësohen datat se kur do të fillojë “Sunny Hill Festival 2022”

Më: 29 prill 2022 Në ora: 09:51
“Sunny Hill Festival 2022”

“Sunny Hill” po rikthehet këtë vit pas dy vitesh pauzë.

Lajmi është bërë i ditur në një postim  në Instagram nga ky festival, ku njoftoi se ngjarja më e madhe kulturore do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Kështu ditë më parë e kishte paralajmëruar edhe babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa.

Ai ka publikuar një intervistë të Duas, e cila kishte dhënë detaje edhe për koncertin.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se cilët artistë do të përformojnë.

Ndërkaq kujtojmë që vitin e kaluar festivali nuk u mbajt për shkak të pandemisë të krijuar nga COVID-19

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat