Modelja ruse Ariana Lirey shkruan në shqip: Nëse do të kishte një mundësi për t’ju dërguar dreqin, do ta bëja përsëri

Mediale Vip

Modelja ruse Ariana Lirey shkruan në shqip: Nëse do të kishte një mundësi për t’ju dërguar dreqin, do ta bëja përsëri

Më: 6 maj 2022 Në ora: 11:40
Ariana Lirey

Modelja ruse, Ariana Lirey, muajve të fundit ka qenë një nga emrat më të zëshëm në showbizin shqiptar dhe jo vetëm.

Kjo për shkak të romancës me reperin nga Kosova, Xhonatan Isufi, i njohur me emrin artistik si Don Xhoni.

Ndonëse me këtë të fundit i ndanë përfundimisht rrugët, ajo duket se akoma është e përfshirë me shqiptarët.

Image
Ariana Lirey (Foto: Instagram)

Në një postim të radhës të shpërndarë në InstaStory, modelja flet shqip dhe duket se dërgon një mesazh të qartë.

“Nëse do të kishte një mundësi për t’ju dërguar dreqin, do ta bëja përsëri”, ka thënë ajo.

Megjithatë, nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me artistin shqiptar megjithëse lë të dyshohet.

Ajo dhe Don Xhoni u ndanë rreth një muaj më parë, gjersa ndarja e tyre u shoqërua me disa polemika.

Reperi nga Drenica i kërkoi që të mos bënte viktimën në Instagram, pavarësisht rrethanave dhe mënyrën se si rrodhën gjërat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat