Miliona euro për dy aktorët më të kërkuar të momentit, kush është në krah të Can Yaman?

Mediale Vip

Miliona euro për dy aktorët më të kërkuar të momentit, kush është në krah të Can Yaman?

Më: 29 maj 2022 Në ora: 20:11
Can Yaman/ Hande Erçel

Lajmi i orëve të fundit në Turqi është ai që ka përfshirë në titujt kryesorë aktorin me origjinë shqiptare, Can Yaman. Shumë diskutime ka pasur ditët e fundit për pagesën me të cilën ai shpërblehet për një episod. Mësohet se aktori është pranë një bashkëpunimi për realizimin e një seriali të ri për Disney+. Mendohet se seriali do të titullohet “El Turco” dhe pagesa e aktorit shkon deri në 850 mijë euro për episod (më shumë se 1.5 milion lira turke).
Seriali do të xhirohet në Itali, siç zbulohet nga vetë Can Yaman dhe në krah të tij mund të jetë edhe Hande Erçel (aktorja e njohur për rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër”).

Legjenda italiane e 'El Turco'

Seriali do ta vendosë Can Yaman në rolin e osmanit ‘El Turco’, i cili transferohet në Itali, në fshatin Moena, pas rrethimit të Vjenës dhe për të çliruar fshatin nga feudalët (ky është vendi ku do të xhirohet seriali).

Në fakt, fshati Moena është një qytet i vogël i vendosur në Val di Fassa në Trentino Alto Adige, i cili ka një lidhje të fortë me Turqinë. Siç tregon legjenda, në vitin 1683, vit në të cilin Perandoria Osmane rrethoi Vjenën, një ushtar turk që arriti të shpëtonte nga kthetrat e ushtrisë austriake, mundi të arrinte në fshatin Moena.

Banorët u kujdesën për të, ndaj “El Turco” vendosi të qëndrojë në qytezën e vogël dhe në një lagje, që edhe sot quhet “Turqi”. Kjo mund të jetë historia që pritet të nisë serialin e Disney + “El Turco”, i cili, siç është paralajmëruar tashmë, mund të rikthejë në ekran edhe yllin e “Dashuria është në ajër”, Hande Erçel, përkrah Can Yaman.

Can Yaman dhe Hande Erçel, aktorët më të pëlqyer në Turqi

Mund të jetë një çift i artë ai që bën bashkë Can Yaman dhe Hande Erçel. Aktualisht, ata rezultojnë të jenë aktori dhe aktorja më e pëlqyer në Turqi (sipas renditjes së hartuar nga faqja IMDB).

Në dhjetë më të pëlqyerit janë gjithashtu Kerem Bursin dhe K?vanç Tatl?tug, ndërsa Demet Ozdemir është në vendin e njëmbëdhjetë. Kjo e fundit, nga të gjithë aktorët e sapopërmendur, është e vetmja që është në xhirimet e serialit të ri që do të transmetohet në Disney +.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat