Babai i Oprah Winfrey vdes në moshën 88-vjeçare

Mediale Vip

Babai i Oprah Winfrey vdes në moshën 88-vjeçare

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 06:43
Oprah dhe Vernon Winfrey

Oprah Winfrey ka konfirmuar vdekjen e babait të saj, Vernon Winfrey, pak pasi mediat lokale në Nashville raportuan vdekjen e tij të premten në mbrëmje.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Oprah Daily (@oprahdaily)

“Vernon Winfrey 1933-2022”, shkroi moderatorja në një video të babait të saj nga 4 korriku, duke zbuluar se familja e tyre e afërt ishte në dijeni se ai po luftonte me kancerin.

“Më pak se një javë më parë ne nderuam babanë tim në oborrin e shtëpisë së tij. Miku im dhe këngëtari Wintley Phipps e përshëndeti me këngë”, vazhdoi ajo. “Ai e ndjeu dashurinë dhe kënaqej me të derisa nuk mund të fliste më”.

“Dje me familjen rreth shtratit të tij pata nderin të dëshmoj njeriun përgjegjës për jetën time, duke marrë frymën e tij të fundit. Mund të ndjenim se paqja hyri në dhomë pas vdekjes së tij”.

“Kjo paqe vazhdon ende”, shtoi ajo. “Gjithçka është mirë. Faleminderit për lutjet e juaja”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat