Gani Geci për Don Xhonin: I vetmi që e ka mujt Rusinë

Mediale Vip

Gani Geci për Don Xhonin: I vetmi që e ka mujt Rusinë

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 11:10
Gani Geci dhe Don Xhoni

Reperi nga Drenasi, Don Xhon, prej fillimit të karrierës është përkrahur nga shumë njerëz. Një ndër ta është edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci.

Don Xhoni me Gecin siç duket mbrëmë kanë qenë së bashku në një klub nate dhe të dy kanë shpërndarë fotografi së bashku.

Geci krahas fotografisë në Facebook ka shkruar: “Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri tani qe e ka mujt Rusine”.

Ndërsa Don Xhoni e ka shpërndarë postimin e Gecit dhe ka vendosur disa ’emoji’ duke qeshur.

Mirëpo, reperi nga Drenasi ka publikuar edhe një storje me Gecin në Instagram, ku ka shkruar: “3 katunar t’Drenicës”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat