‘Nëse bëj djalë, do më blejë helikopter’, Zaimina komenton deklaratën pas lindjes së djalit

Mediale Vip

‘Nëse bëj djalë, do më blejë helikopter’, Zaimina komenton deklaratën pas lindjes së djalit

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 13:36
Zaimina

Zaimina dhe partneri i saj janë bërë prindër të një djali pak muaj më parë dhe ky ishte një gëzim i madh në familje, sidomos për Klodin, bashkëshortin e këngëtares.

Baba i 3 vajzave e donte shumë ta kishte një djalë dhe këtë Zaimina e ka thënë edhe publikisht vite më parë me një deklaratë, e cila nuk kaloi pa u komnetuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe gra”.

‘Unë e kam thënë diku këtë ‘nëse bëj djalë, ai do më blejë helikopter, se ishte mjeti i vetëm ajror që ne nuk e kemi, por Klodi mua më ka dhuruar botën me familjen që kam...” – tha Zaimina duke theksuar se Klodi është një baba shembullor për tri vajzat dhe djalin e tij.

“Kamari ka tiparet e mia, por ka një hije të babit, thonë që djemtë ngjajnë më shumë nga mami, goca ka marrë shumë nga i ati. Unë jam shumë e lidhur me vajzën tani, se djali është i vogël. Klodi është një baba shembullor, ka tri vajza bashkë me timen. Është një baba, shok, prind dhe i përgjegjshëm, ka dëshiruar shumë që të jetë baba i një djali, por asnjëherë s’e ka prishur zemrën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat