‘E dhimbshme’, Ricky Martin reagon për herë të parë pas akuzave për incest

Mediale Vip

‘E dhimbshme’, Ricky Martin reagon për herë të parë pas akuzave për incest

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 20:06
Ricky Martin

Ricky Martin ka reaguar herë të parë pas akuzave për marrëdhënie seksuale me nipin e tij 21-vjeçar. Në një video të publikuar nga “TMZ”, këngëtari përshkroi dy javët e fundit si “të dhimbshme”.

Një gjykatës shfuqizoi një urdhër mbrojtjeje pasi 21-vjeçari tërhoqi mbrapsht deklaratën, këtë të enjte.

Në videon e postuar së fundi, Martin sqaron se e ka të nevojshme të flasë, diçka që nuk e bënte dot më parë, sepse nuk e  lejonte një ligj i Puerto Rikos, sipas të cilit ishte e nevojshme prania e një gjykatësi.

“Faleminderit Zotit që u provua falsiteti i këtyre akuzave, por do t’ju them të vërtetën. Ka qenë e dhimbshme. Ka qenë shkatërruese për mua, familjen, miqtë e mi, nuk ia uroj askujt”.

Ricky iu drejtua nipit të tij që e ka akuzuar: “I uroj më të mirat dhe të gjejë ndihmën e duhur që të nisë një jetë me dashuri, vërtetësi  e gëzim, që mos të lëndojë askënd tjetër”.

Terapia e tij do të jetë muzika dhe skena, shton më tej Ricky, aty ku do të do të gjendet shumë shpejt, madje këtë fundjavë në Hollywood Bowl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat