“Jam psikopat”- Akuzat e Noizyt për p*rdhunim dhe p*dofili, Cllevio reagon përsëri

Mediale Vip

“Jam psikopat”- Akuzat e Noizyt për p*rdhunim dhe p*dofili, Cllevio reagon përsëri

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 20:17
Cllevio dhe Noizy

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, ka folur përsëri pas deklaratës bombë të Noizyt, i cili e akuzoi për pedofili, më saktësisht dhunimin e një vajze 13-vjeçare në atë kohë.

Gjatë një videoje-live në Instagram së bashku me një tjetër personazh të rrjeteve sociale, Kozak Braçin, ai po tregonte një ngjarje që i kishte nodhur me një mjeke psikiatre me të cilën kishte pasur një konflikt. Duke folur rreth këtij konflikti, ai përmendi edhe akuzën e Noizyt për pedofili dhe tha se do të lidhet me Dalilën pasi është psikiatre.

“Kam ndryshuar mendje jam psikopat dita ditës ndryshoj mendim. U zura me psikiatrin te spitali Fierit me një mjeke psikiatre që ishte aty. Se kisha recetën, i thashë do më japësh një minutë kohë, kisha bllokun e kuq. Sa ta shenoj ilaçin që ti po thua që t’ia tregoja Dalilës se është psikiatre edhe ajo. Te ajo Dalila qe po me akuzonte Noizy për pedofili, me atë do lidhem për psikiatri. Edhe ti thashe të pyes jashtë, më tha shpejt se s’kam kohë”- tha Cllevio.

Menjëherë sapo la qelinë, Cllevio iu rikthye zakonit të vjetër duke sharë Noizyn në rrjetet sociale. Ky i fundit reagoi duke i rikthyer në vëmendje një çështje, e cila kishte mbetur në arkivat e mediave. Bëhet fjalë për një rast të vitit 2014, që e ndërlidh Cllevion në akuzat për pedofili, më saktësisht dhunimin e një vajze 13-vjeçare në atë kohë.

Pas kësaj deklarate bombë të Noizyt, Klevio reagoi përsëri në një tjetër live në Instagram duke sqaruar se si ishte komplet ngjarja (KLIKO). Ai tha se vajza në fjalë ishte e dashura e tij për një vit, dhe aso kohe ishte 17 vjeçe e gjysmë, e jo 13 vjeçare.

“Që ta kuptoni, e di e gjithë Lushnja, kjo është Dalila, doktoresha është 17 vjeçe e gjysmë dhe unë jam 21 vjeçar. Për kokën e Qerosit e di gjithë Lushnja dhe merr dokumentet e komisariatit të Lushnjës. Nuk po më lë rehat, më ke vënë pranga. Ti nuk ke faj ka faj ky gazetari, e bëri Dalilën 13 vjeçe nga 17 e gjysmë ishte në vit të katërt, Dalila ku je të dua.

Dil tregoje historinë Dalila, për ty po flet ky. Pse lali yt 13 vjeçe të ka kapur ty, të kam kapur 17 vjeçe e gjysmë, e dinë të gjitha shoqet e Dalilës. Unë kam qenë 21 vjeç.

Po të kthej një përgjigje, Dalila është kjo që po më thua ti por është 17-vjeçe dhe po më akuzon mua për përdhunim, Dalila është e dashura ime për një vit. Është kriter për mua që të jeni mbi 18-vjeçe. Sot ka kryer mjekësinë e përgjithshme, doktoresha në Lushnje. Dhe tani po vazhdon për psikiatre.

Dalila sot është 33 vjeçe”.-është shprehur Cllevio.

Historia e përdhunimit

Sipas lajmeve në mediat online, kur ngjarja e rënde thuhet se ka ndodhur, Cllevio ka qenë 22-vjeç. Ai u prangos pas denoncimit të 13-vjeçares, e cila është paraqitur në polici së bashku me prindërit. Vajza ka treguar se i riu e ka marrë duke e mashtruar dhe e ka çuar në një nga motelet e qytetit te Lushnjes, ku ka ushtruar ndaj saj dhunë fizike, psikologjike e seksuale. Pas denoncimit, minorenia e shoqëruar nga prindërit ka kryer një vizitë gjinekologjike në spitalin e qytetit.

Akti i ekspertimit i firmosur nga mjeku ligjor konfirmon se mbi 13-vjeëaren është ushtruar dhunë fizike dhe seksuale. Pas marrjes së kësaj prove, policia e Lushnjes u vendos në kërkim të Kleviol Ahmetajt. I riu u prangos në një nga lokalet e qytetit. Ai u shoqërua në ambientet e policisë dhe është marrë në pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat