I hyjnë në shtëpi dhe i vjedhin mijëra euro, reagon Fisnik Syla: Nuk keni ditur bunkerin ku kam milionat

Mediale Vip

I hyjnë në shtëpi dhe i vjedhin mijëra euro, reagon Fisnik Syla: Nuk keni ditur bunkerin ku kam milionat

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 09:56
Fisnik Syla

Ish burri i Fjolla Morinës, Fisnik Syla, ka rënë prej e hajdutëve.

Ka qenë vetë biznesmeni që ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë ku shihen disa persona të maskuar. Ai ka bërë me dije se ata kanë vjedhur 8 mijë euro, ndërsa shprehet se nuk kanë ditur me gjetur milionat.

“O hajna amatera keni vjedh 8000 euro ne villen time, nuk keni dit me hy ne bunker aty ku i kam milionat, kshtu qe hallall ju qofte. E keni pagu shtrejt ket vjedhje..”, shkroi Syla.

Image
Reagimi nga Fisnik Syla

Kujtojmë që biznesmeni konfirmoi ndarjen nga këngëtarja disa muaj më parë.

Gjërat mes dyshes nuk kanë përfunduar mirë dhe kjo është reflektuar përmes thumbave që përcillnin në rrjete sociale. Ai madje e ka akuzuar Fjollën se e ka përdorur për interes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat