​Nuk më intereson çfarë thonë të tjerët për mua, thotë Kim Kardashian

Mediale Vip

​Nuk më intereson çfarë thonë të tjerët për mua, thotë Kim Kardashian

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 23:51
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka reaguar ndaj kritikëve duke këmbëngulur se nuk i intereson se çfarë mendojnë njerëzit për të.

Ylli 41-vjeçar ka thënë se talenti i saj qëndron në "marketing dhe biznesin pas shitjes së produkteve".

"Unë mund t'ju jap një milion talente. Mund të gatuaj mirë, mund t'ju tregoj gjërat më të çuditshme në planet. Por, mendoj se talenti im është marketingu dhe biznesi pas shitjes së produkteve dhe të dish se çfarë dëshiron klienti dhe ta bëj atë të ndihet i arritshëm”, tha Kardashian për revistën Interview.

Kim gjithashtu nuk i intereson se ajo shihet nga bota e jashtme. Ylli i Keeping Up with the Kardashians hodhi poshtë përshkrimin e saj në faqen Wikipedia, e cila e përshkruan Kim si një "sociale, modele, personalitet mediatik dhe biznesmene".

“Nuk më intereson vërtet se çfarë mendojnë ose thonë njerëzit për mua”, tha ajo e pyetur se si do ta rishkruante përshkrimin për veten e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat