Justin Bieber anulon turneun sërish për shkak të problemeve me shëndetin

Mediale Vip

Justin Bieber anulon turneun sërish për shkak të problemeve me shëndetin

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 16:54
Justin Bieber

Justin Bieber njoftoi se turneu botëror "Justice" ka përfunduar, por 70 shfaqje kanë mbetur të pazhvilluara.

Këngëtari 28-vjeçar njoftoi anulimin e koncerteve të mbetura përmes një deklarate të postuar në Instagram Story.

“Në fillim të këtij viti, unë fola publikisht për betejën time me sindromën Ramsay-Hunt, ku fytyra ime ishte pjesërisht e paralizuar,” u tha Bieber ndjekësve të tij. “Si rezultat i kësaj sëmundjeje, nuk munda të përfundoja pjesën e Amerikës së Veriut të turneut Justice. Pasi pushova dhe u konsultova me mjekët, familjen dhe ekipin tim, shkova në Evropë në përpjekje për të vazhduar turin. Kam realizuar gjashtë shfaqje të drejtpërdrejta, por më kushtoi shumë.”

Bieber vuri në dukje se gjatë performancës së tij të fundit në Brazil, ai i dha gjithçka audiencës.

“Pas zbritjes nga skena, rraskapitja më pushtoi dhe kuptova se duhet ta bëj shëndetin tim prioritet tani,” shtoi ai. “Kështu që për momentin do të bëj një pushim nga turneu. Do të jem mirë, por më duhet kohë për të pushuar dhe për t'u përmirësuar. Kam qenë shumë krenar që e kam sjellë këtë shfaqje dhe mesazhin tonë në botë. Faleminderit për lutjet dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë kësaj kohe! Ju dua të gjithëve me pasion!”

Turneu i Bieber filloi në shkurt 2022 dhe ishte planifikuar të përfundonte në mars 2023. Kur këngëtari u diagnostikua në qershor me sindromën Ramsay Hunt - që është një çrregullim neurologjik i karakterizuar nga paraliza e fytyrës - ai shtyu pjesën e turneut të tij në Shtetet e Bashkuara për t'u rikuperuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat