Nuk i “fshihet” skandalit të 5 mijë eurove për s*ks, Arta Nitaj zyrtarisht pjesë e këtij emisioni televiziv

Mediale Vip

Nuk i “fshihet” skandalit të 5 mijë eurove për s*ks, Arta Nitaj zyrtarisht pjesë e këtij emisioni televiziv

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 13:56
Arta Nitaj

Kemi hyrë në sezonin e ri televiziv, ku pritet të startojnë programet që do t’na mbërthejnë para ekranit në vazhdim.

Një ndër to që do të rikthehet këtë vit pas një pause është edhe “Dance with me”. Deri në datën e natës së parë e cila akoma nuk është bërë me dije, çdo ditë po zbulohen emrat e konkurentëve të njohur që do të jenë pjesëmarrës.

E fundit që do ti bashkohet kastit të emisionit të kërcimit në “Klan” është Arta Nitaj. Këtë lajm e kanë bërë me dije burime për “Kryefjala.com”.

Më herët kujtojmë që Arta Nitaj u vu në qëndër të vëmendjes pak kohë më parë, pas një skandali me YouTube-rin britanik Teddy Grey.

Ky i fundit e akuzoi bukuroshen se merrte para në këmbim të një nate me të.

Në bisedat private që youtube-ri fillimisht postoi në instastory shihej që modelja po diskutonte me një person të paidentifikuar, i cili pretendonte se Arta i ka marrë 5 mijë euro për një natë.

Ai e kërcënonte se nëse nuk shkon te ai do i publikojë foton. Ndërkohë, modelja ia kthente po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkonte ta fshijë foton.

E pas këtyre akuzave të forta modelja kosovare zgjodhi që të heshtë dhe të mos japë asnjë deklaratë në lidhje me skandalin duke vazhduar normalisht të shijojë jetën e saj në pushime të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat